Pamje të rënda/ Vdes 6-vjeçarja nga shpërthimet e rusëve në Ukrainë, mjeku: Tregojani Putinit këtë

01/03/2022 12:51

Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.

Një 6-vjeçare mbërriti e plagosur në një spital në Mariupol të dielën. Nëna e saj qëndroi jashtë ambulancës ndërsa i ati u fut brenda duke i qëndruar pranë ndërsa ishte i mbuluar me gjak.

Familja ishte në një supermarket në juglindje të qytetit kur nisën predhat ruse, raporton Associated Press. Një ekip mjekësor shkoi me urgjencë për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël.

“Nxirre jashtë, nxirre jashtë, ne mund t’ia dalim”, bërtiste një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda.

Mjekët dhe infermierët u përpoqën ta shpëtonin por ajo nuk i mbijetoi plagëve. Teksa po i vendoste oksigjen, një mjek pa kamerën dhe tha: “Tregoja këtë Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qajnë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel