“Nuk jeni vetëm”/ Gjermania dhe Luksemburgu shprehin mbështetje për Ukrainën

01/03/2022 14:54

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Luksemburgut shprehën mbështetjen e tyre për popullin e Ukrainës këtë të martë, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake, të tërheqë të gjitha trupat ruse dhe të kthehet në dialog.

Gjakderdhja duhet të marrë fund. Vladimir Putin po ofendon popullin ukrainas. Këto do të jenë kohë shumë dramatike. Fotografitë me shumë të vdekur dhe të plagosur, ndërtesat e shkatërruara dhe infrastruktura për të cilat na është dashur të qajmë janë vetëm një fillim i asaj që ka të ngjarë të vijë“, tha kancelari gjerman.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se qëndrimi në favor të popullit ukrainas është tashmë një detyrë.

Nuk jeni të harruar. Ju nuk jeni vetëm. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike”, tha Bettel.

Top Channel