“Jemi të bashkuar”/ Von der Leyen: Për herë të parë po përdorim buxhetin për pajisje ushtarake

01/03/2022 15:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian këtë të hënë, ku shprehu angazhimin e bllokut për të ndaluar pushtimin e Putinit në Ukrainë.

Von der Leyen njoftoi se për herë të parë, BE po përdor buxhetin europian për të blerë dhe shpërndarë pajisje ushtarake në një vend që është nën sulm, teksa premtoi 500 milion € shtesë për ndihmë humanitare.

Ajo tha se BE-ja nuk do të pranonte kurrë  marrjen e Ukrainës nga Rusia dhe se veprimet e Putinit shërbyen vetëm për t’i bërë anëtarët e Unionit më të bashkuar.

Top Channel