Marrëdhënie seksuale me të mitur, vjedhje telefoni dhe vënie zjarri/ Arrestohen 7 persona në Tiranë

01/03/2022 11:32

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 41-vjeçar i identifikuar me incialet H.P., u arrestua pasi dyshohet se në rrugën “Janos Hunaydi”, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit J. Q.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt 2022, ka vjedhur 3 biçikleta të tjera, në pronësi të shtetasve G. K., D. D. dhe E. N.

Ndërsa 38-vjeçarja e identifikuar si A. M., u arrestua pasi në rrugën “Ludovik Shllaku”, i ka vjedhur telefonin shtetases J. D., 21 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të djegë marketin në pronësi të shtetases D. A.

Ndër të tjera, një 20-vjeçar i identifikuar si A.H., ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. D., 20 vjeç dhe D. M., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel