Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e lirisë” janë bashkuar për të përcjellë mesazhin kundër luftës në Ukrainë.

Nxënësit e veshur me të bardha, të ulur në tokë kanë formuar fjalën “PAQE” duke dhënë një mesazh të rëndësishëm në këtë kohë të trazuar.

E gjithë bota është solidarizuar me luftën në Ukrainë, ku institucionet e qyteteve të ndryshme janë veshur me flamurin Ukrainës.

Qytetarë të shumë vendeve, mes tyre edhe shqiptarë kanë dalë në protesta duke kundërshtuar sulmet ruse.

Top Channel