Nesër ndeshjet e superiores/ Teuta përballet me Tiranën, Partizani ndaj Kukësit

01/03/2022 15:55

Java e 23-të e Abissnet Superiores do të luhet në këtë mesjavë me ndeshjet e së mërkurës, ku Teuta kampionia në fuqi do të presë Tiranën në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht situatës së të dyja skuadrave dhe objektivave të ndryshëm, trajneri Shehi shprehet optimist për vazhdimësinë pozitive të bardhebluve.

Ndërkohë që Partizani do të përballet ditën e mërkurë me Kukësin. Të kuqtë vijnë nga barazim jo pozitiv për ta ndaj Dinamos, ashtu si edhe Kukësi i cili në javën e shkuar ja doli të mos humbasë falë golit në minutën e fundit që i dha barazimin me Teutën 1-1.

Këto ndeshje do të luhen të dyja në të njëjtin orar, 16:45 dhe do të të trasmetohen si gjithmonë drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.

 

Top Channel