“Ngrin” Kievi! Temperaturat minus dhe dëbora shtojnë problemet e qytetarëve që lanë pas shtëpitë

01/03/2022 11:23

Në çdo rrethanë tjetër, do të ishte një pamje e bukur, ku bora e bardhë mbulon çatitë e Kievit të vjetër.

Në kryeqytetin Ukrainas, bora dhe temperaturat minus po shtojnë shqetësimet e banorëve, të cilët kanë lënë pas shtëpitë e tyre.

Mijëra njerëz janë strehuar në bodrume të pa ngrohura, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin.

Në ditët para fillimit të pushtimit, qiejt ishin blu dhe qyteti me diell. Temperaturat filluan të bien gjatë fundjavës dhe tashmë Kiev është ngrirë. Njerëzit kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radhë të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë në qytet pasi ato u hapën për herë të parë pas një shtetrrethimi 36-orësh.

Për momentin, infrastruktura kryesore e qytetit po qëndron ende në këmbë. Energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur, pasi një kolonë e gjatë ushtarake ruse ndodhet në qytet.

Top Channel