Anonymous publikon 40 mijë dokumente të Institutit të Sigurisë Bërthamore të Moskës

01/03/2022 10:51

Sulmet kibernetike fillimisht shënjëstruan faqen zyrtare të Kremlinit, më pas atë të Dumës dhe duke filluar me radhë me faqet e gjigantëve të energjisë. Megjithatë, ditët e fundit, hackerat e Anonymous kanë vendosur t’i rrisin standardet.

Ata i kanë shpallur luftë të gjithanshme Putinit, duke mos kursuer as të dhënat e tij personale. Llogaria në Twitter @Doemela_X  ka rihapur një lidhje të publikuar në Anonfiles.com, portali ku hacker-at e rrjetit Anonymous përhapin skedarë të ndjeshëm të vjedhur gjatë veprimeve të tyre.

Nga kjo lidhje mund të shkarkohen afro 40 mijë dokumente që i atribuohen Institutit të Sigurisë Bërthamore të Moskës.

Referuar informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Institutit, ky objekt është themeluar në nëntor 1988 dhe është i angazhuar në kërkime për përmirësimin dhe monitorimin e sigurisë së centraleve bërthamore në Rusi.

Mbetet e paqartë se çfarë përmbajnë dokumentet ama në dosjen origjinale ka vetëm tekste dhe tabela të shkruara në rusisht.

Autorësia e aksionit është e grupit Batalionit 65, të lidhur me Anonymous.

Llogaria që rifilloi sulmin ka pak më shumë se pesë mijë ndjekës, por është marrë gjithashtu nga profili në Tëitter @YourAnonNews nga mbi shtatë milionë ndjekës.

Si praktikë, Anonymous nuk ka një profil zyrtar në Twitter, por aktivistët që kontribuojnë në këto veprime rinisin gjithçka nga kanalet e tyre.

Llogaria @YourAnonNews i grumbullon dhe i ripublikon të gjitha këto raporte.

 

Top Channel