Kremlini: Sanksionet e perëndimit nuk e ndryshojnë dot Rusinë!

01/03/2022 11:51
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov

Kremlini tha këtë të martë se sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pavarësisht negociatave të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit, nuk ka plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.

Sipas Reuters, Peskov hodhi poshtë akuzat për sulme ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave vakum .

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si operacion special për çmilitarizimin e vendit.

Top Channel