Nis seanca e jashtëzakonshme e PE-së, Metsola: Kandidatura e Ukrainës do të shqyrtohet

01/03/2022 13:11

Ka nisur seanca e Jashtëzakonshme e Parlamentit Evropian për krizën në Ukrainë. Ka qenë presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, e cila e ka nisur seancën duke falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresën. Ajo njoftoi se, “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

Më tej, presidentja dënoi sulmin rus, duke u shprehur se ai është një krim ndaj njerëzimit. Pas kësaj delegatët ukrainas u pritën me duartrokitje nga zyrtarët evropianë.

Faleminderit që i treguat botës së çfarë do të thotë rezistenca”, tha Metsola. Ajo u shpreh se Rusia do të hetohet për krime lufte në Ukrainë.

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

Bërja anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

Top Channel