Me foto/ Fëmijët largohen nga terrori dhe mbërrijnë në Poloni

01/03/2022 13:39

Dhjetëra fëmijë të vegjël janë fotografuar teksa mbërritën në Mosczany, Poloni, të martën pasi u larguan nga shtëpitë e tyre mes luftës në Ukrainë.

Deri më tani, rreth 350.000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur vetëm në Poloni, mes tyre shumë fëmijë.

Polonia ka rënë dakord të pranojë të gjithë ata që mbërrijnë në kufi, ndërsa është rritur radha në kufi me refugjatët që kanë vendosur të largohen nga terrori i luftës për të shpëtuar jetën.

Mësohet se deri më tani 660,000 refugjatë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe kanë mbërritur në vendet fqinje, duke përfshirë Hungarinë, Moldavinë dhe Sllovakinë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel