Një 21-vjeçar i identifikuar si K. D.(K). është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap me lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “A2”, u ndalua mjeti tip Audi në përdorim nga i riu.

Gjatë kontrollit të makinës në lagjen “Isa Boletini”, forcat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel