U përpoqën të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen shtetas në Durrës

01/03/2022 11:37

Tre shtetas, që janë përpjekur të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara janë arrestuar në Durrës.

Për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, në pranga kanë rënë 42-vjeçari me iniciale E. A., 41-vjeçari me iniciale Ç. A. dhe 39-vjeçari me iniciale F. A.

Të tre të dyshuarit jetojnë në Turqi dhe në portin e Durrësit donin të kalonin me letra të rreme.

Top Channel