Kujdesjet për 45 macet e saj detyrojnë vajzën të punojë si prostitutë: Kushtojnë mijëra paundë në muaj (fotot)

01/03/2022 16:50

Një ish-vajzë takimesh me pagesë në Britani thotë se duhet të punonte në industrinë e seksit për t’u kujdesur për 45 macet e saj te mbledhura nga rruga.

Vajza e quajtur Cat English thotë se duhet të shpenzojë 3,000 deri në 5,000 paundë në muaj për t’u kujdesur për morinë e gjerë të maceve të saj, të cilat i ka fituar me “profesionin më të vjetër në botë” për gati një dekadë.

37-vjeçarja që tashmë ka hequr dorë jeton në East Lancashire në veri të Anglisë, thotë se ka qenë kërcimtare në klubet e natës që prej moshës 18 vjeçare, por më vonë kreu studimet për shëndetësi dhe kujdes social.

Ajo thotë se gjithmonë përpiqej të gjente mjetet për kujdesur për macet që gjente në rrugë dhe i merrte në shtëpi.

Duke kujtuar hetën e parë që u intervistua is kërcimtare private, ajo tha për rrjetin Hull Live: “Kisha nevojë për para për macet e mia pasi kisha vënë re që kishin nevojë për ushqim”.

“Kërceja në bar për një ose dy net në fundjavë dhe nganjëherë sillja deri në 1000 paundë në natë”.

Me moshë vetëm 23 vjeçare, ajo e mbante të fshehtë profesionin nga familjarët.

Ajo tregon se macja e parë që mori në shtëpi quhej Petal, dhe jetonte në një fermë aty pranë, në një koloni macesh të paushqyera.

Pasi kishte nisur ta ushqente, të tjera mace vinin për të marrë edhe ato një pjesë të ushqimit.

Megjithse kishte një alergji ndaj felinëve, Cat nis të merrte të gjitha macet që gjente.

Tani ajo ka 45 mace dhe thotë se shpreson që një ditë të hapë strehën e saj të maceve të rrugës.

Ajo shton: “Shpresoj t’i tregoj njerëzve që dhe duke bërë gjëra të vogla si të kujdesesh per to me ushqim dhe ujë, mund të bësh ndryshimin.”

FOTO GALERI
1/5
Një ish-vajzë takimesh me pagesë në Britani thotë se duhet të punonte në industrinë e seksit për t’u kujdesur për 45 macet

Top Channel