Devolli, 4 ditë pa energji! Moti i keq shkaktoi rrëzimin e shtyllave të tensionit të lartë

01/03/2022 15:23

Në çdo cep të Bilishtit dëgjohet zhurma e gjeneratorëve.

Qyteti dhe 43 fshatrat e bashkisë Devoll prej 4 ditësh nuk furnizohen me energji elektrike e po ashtu është ndërprerë dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Moti i keq shkaktoi rrëzimin e shtyllave të tensionit të lartë duke bërë që e gjithë zona të mbetet në errësirë të plotë, ndërsa banorët po i kalojnë netët me qiri e në vend të ujit po përdorin dëborën. Për bizneset po ashtu situata është e vështirë sepse ka edhe nga ata që nuk e kanë një gjenerator e në kushte te tilla nuk mund të ofrojnë as një shërbim

Përveç Devollit, që është zona me më shumë probleme ndërprerje të energjisë ka edhe në bashkitë e Maliqit dhe Pogradecit.

Top Channel