Festivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
Delegacionet ruse dhe ukrainase të mërkurën me shumë gjasa pritet të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve, me synimin për të ndërmjetësuar paqen, në mes të konfliktit. Lajmi është publikuar nga Ria Novosti.
Një ditë më parë, anëtarët e të dy palëve u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime pas 5 orësh bisedimesh në Bjellorusi.
Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak, tha se vendet do konsultohen përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim.
Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.
“Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të zbatohen si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Ato diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime”, u shpreh Mikhaylo Podolyak.
Ai tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan ishin “shumë të vështira”.
Podolyak e përshkroi palën ruse si “jashtëzakonisht të njëanshme”.
“Negociatat janë të vështira. Megjithatë, tashmë pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm. Fatkeqësisht, pala ruse është ende jashtëzakonisht e njëanshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur.”
Top Channel