Video- stacioni trenit në Kiev, ulërima dhe panik

01/03/2022 16:39

Kjo video nga një stacion treni në Ukrainë tregon dyndjen e madhe të qytetarëve në tentativë për t’i shpëtuar luftës.

Situata në Ukrainë mund të bëhet “kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë këtë shekull” me më shumë se 600,000 refugjatë që besohet se janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje deri më tani, tha të martën Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

“UNHCR-ja po mobilizon burimet për t’iu përgjigjur sa më shpejt dhe në mënyrë efektive”, thuhet në deklaratë.

Më herët të martën, UNHCR lëshoi një apel për 1.7 miliardë dollarë ndihmë, duke vlerësuar se 12 milionë njerëz brenda Ukrainës mund të mbeten në nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, me katër milionë të tjerë që pritet të kenë nevojë për ndihmë në vendet fqinje.

Top Channel