Shkodër, fushata e PD-së/ Kandidati Xhemal Bushati tregon programin për sportin

01/03/2022 14:49

Kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale ndryshe nga herët e shkuara nuk kishin shume kohë në dispozicion për fushatë, por kjo nuk i ka ndaluar ata të takohen me përfaqësues të fushave te ndryshme.

Në Shkodër, Xhemal Bushati i Partisë Demokratike shpalosi programin e tij për sportin në një takim të ngushtë me profesionistë të fushës:

Unë nuk do vendos asgjë vetëm për sportin, do mblidhemi gjithë bashkë  me përfaqësuesit e gjitha sporteve të bisedojmë gjithë bashkë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe investimeve në sport, uroj që çelësat e palestrave të mos kenë shkuar në duar të këqija. T’u krijojmë kushte sportistëve“.

Sportisët iu ankuan kandidatit  demokrat për kushtet e vështira.

Konceptimi im është ky, Vllaznia kur them Vllaznia  e kam për të gjitha disiplinat, nuk do jetë e politikës, sepse është e gjithë Shkodrës.  Unë do i shërbej  Vllaznisë dhe do bashkëpunoj me ju“, thotë Bushati.

Të dielën gara për kryeqendrën e veriut pritet të jetë më interesantja pasi demokratët betejën në bastionin e tyre e kane jo vetëm me kandidatin e Ramës, por edhe atë të Berishës.

 

Top Channel