Që prej 24 shkurtit, Tetiana Bajraktari nuk vë gjumë në sy, për shkak të luftës në Ukrainë.

Kjo situata më duket si një ëndërr e keqe. Një makth. Me shpresë të çohem e të ketë mbaruar”, thotë ajo.

E martuar me një shqiptar, Tetiana jeton prej 14 vitesh në Tiranë, por situata e krijuar pas sulmit rus në vendlindjen e saj e ka shqetësuar për fatin e prindërve, motrës apo shoqërisë  të saj që banojnë në Kiev. Ndaj, ajo ndjek pa pushim lajmet, apo pret një mesazh prej tyre:

Shumë herë në ditë po komunikoj, sidomos tani se jam shumë në merak për ta. Më thonë që ky është vendi jonë. Thonë pse duhet të largohemi ne kur këtu kemi jetuar gjithmonë e këtu është shtëpia jonë. Ukrainasit janë popull shumë I fortë dhe normal kur të mësyjnë te shtëpia jote je i detyruar të mbrohesh” .

Edhe pse nuk ju mungon frika, kurajoja e dashuria për Ukrainën është më e madhe ndaj familja e  Tetianës nuk e mendon largimin nga vendi, ndërsa ajo vetë do dëshironte t’iu bashkohej.

Do ikja, do e bëja për prindërit. Jam e shqetësuar për ta. Nuk ka faj populli i thjeshtë nuk do luftë, as nga një anë as nga ana tjetër. Por nuk e kam mundësinë të shkoj në Ukrainë, kufijtë janë problematikë ndërsa fluturimet janë bllokuar”, rrëfen Tetiana.

Për të gjithë ç’ka po ndodh është e pabesueshme. Pamjet e luftës nga Ukraina Tetiana i përshkruan si të ishte aty, nga komunikimet e shpeshta që ka me familjarët…

Për të, çdo sekonde që kalon është fatal, prandaj lutet që lufta të mbarojë sa më parë!

 

Top Channel