Ekskluzive/ Shqiptari në Ukrainë: Dy miqtë e mi janë bllokuar nga lufta, ja ku ndodhen

01/03/2022 15:08

Barbaria e sulmeve ruse në Ukrainë urdhëruar prej Vladimir Putin, nuk ka kursyer as fëmijët.

Sipas presidentit Zelensky,  deri  më tani janë 16 fëmijë të vrarë dhe 45 të plagosur. Mes tyre edhe Polina, 10 vjeçe, fotoja e të cilës është publikuar në faqen e parë të britanike  The Sun.

Kjo vajzë e qeshur 10 vjeçe u godit për vdekje bashkë me prindërit nga rusët. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin prej Putinit”, shkuan The Sun.

Top Channel solli të hënën historinë e një babai shqiptarë në Ukrainë i cili po tenton në nxjerrë të bijën nga Kievi.

Deri më tani për të kjo, ka qenë e pamundur duke ia shtuar ankthin.

Kjo intervistë ishte një mundësit  e mirë për të mësuar prej tij, për ata të tjerë shqiptarë të cilët vijojnë të jenë në Ukrainën e luftës.

Muhamed Veliu: A ka shqiptarë të tjerë që kanë mbetur atje pra miqtë tuaj?

Shqiptari Ukrainë: Ka. Ka shqiptarë të tjerë që janë në Ukrainë. Unë kam dy miqtë e mi që momentalisht njëri ndodhet në rajonin e Zhitomir  ku edhe atje ka patur luftime shumë të ashpra. Ndërsa tjetri ndodhet në zonën e Kmelnicki aty është më qetë por përsëri ka patur shpërthime pasi ka baza ushtarake ukrainase.

Muhamed Veliu: Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar që të gjithë qytetarët shqiptarë ta lënë Ukrainën. Përse miqtë e tu nuk janë larguar?

Shqiptari Ukrainë: Sepse kanë familjet e tyre këtu. Të them të vërtetën shumica ukrainasve nuk e kanë besuar se do të ndodhte kjo situatë siç ndodhi. Gjithsesi ndodhi. Jemi përpara faktit që ndodhi.

Muhamed Veliu: Keni folur me miqtë tuaj shqiptarë që ende janë në Ukrainë. Si janë, si po ia kalojnë këto ditë?

Shqiptari Ukrainë: Flas çdo 30 minuta me ta. Janë të qetë nuk kanë probleme.

 

Top Channel