Zelenskiy i kërkon ndihmë NATO-s: Ndaloni forcat ajrore ruse!

01/03/2022 17:27

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.

Reuters shkruan se ai këmbënguli se një zonë ndalim-fluturimi do të ishte një masë parandaluese dhe kjo nuk synonte përfshirjen e aleancës së NATO-s në luftë me Rusinë.

Zelenskiy ka kërkuar që Rusia të ndalojë bombardimet e qyteteve të Ukrainës përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim.

Top Channel