Shtyhet me të paktën dy muaj vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Gjykata Speciale: Absolutisht e nevojshme
06/05 09:56
Një 14-vjeçar është vrarë këtë të martë në mëngjes në Kosovë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Shtetasi me iniciale R.H. është qëlluar me thikë dhe pasi është dërguar në spital, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
I mituri ishte nxënës i shkollës të mesme “Hilmi Rakovica” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Incidenti ka ndodhur disa metra larg shkollës, ndërkohë që drejtoresha e shkollës nuk ka dalë me një qëndrim rreth ngjarjes.
Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk ka të dhëna për autorë të dyshuar.
Top Channel