“Jemi me ju”/ Britania dërgon ndihma mjekësore në Ukrainë

01/03/2022 15:43

Britania e Madhe ka dërguar dhjetëra mijëra sende mjekësore në ndihmë të Ukrainës, e cila po përballet nga sulme të vazhdueshme ruse.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha se 50,000 artikuj u dërguan të dielën mbrëma dhe një furnizim i dytë me pajisje mbrojtëse u nis mëngjesin e sotëm.

Ai shtoi se pritet të dërgohen ndihma të tjera në vazhdim, duke i qëndruar  afër popullit ukrainas.

Ky akt i tmerrshëm ka krijuar një emergjencë humanitare dhe ne po shohim çdo mundësi për t’i dhënë popullit të Ukrainës mbështetjen për të cilën ata kanë aq nevojë urgjente. Të dielën në mbrëmje, ne dërguam pothuajse 50,000 artikuj të furnizimeve mjekësore në Poloni nëpërmjet ajrit për transportin e mëtejshëm në Ukrainë. Një aeroplan tjetër u nis në orën 7 të mëngjesit të sotëm me më shumë furnizime, duke përfshirë pajisje mjekësore dhe PPE. Jemi habitur për trimërinë dhe heroizmin e treguar nga populli ukrainas dhe të jeni të sigurt që të gjithë qëndrojmë me ta, krah për krah, në orën e tyre të nevojës”, tha Javid.

Top Channel