Kharkiv në terror të plotë! 10 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmi me raketa

01/03/2022 14:36

Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkiv këtë të martë.

Lajmin e dha këshilltari i ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, i cili tha se sulmet vranë dhe plagosën dhjetëra persona në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit me 1.5 milion banorë.

Gërmadhat po pastrohen dhe do të ketë edhe më shumë viktima dhe të plagosur”, shkroi Herashchenko në rrjetet sociale.

Shërbimet rajonale të urgjencës ukrainase konfirmuan numrin e të vdekurve në një deklaratë, teksa thanë se 10 persona u zbuluan të gjallë nën rrënoja.

Top Channel