13:29
Anonymous kundër Rusisë
Gjatë javës së kaluar Anonymous, grupi më i njohur i hakerave në botë, ka kryer një seri sulmesh kibernetike kundër Rusisë. Ky grup sulmoi faqet e internetit të qeverisë, gazetat e televizionet, si dhe shpërndanë mijëra dokumente konfidenciale të qeverisë ruse. Këto janë disa sulme që në fakt nuk kanë pasur efekte të mëdha të menjëhershme, por që mund të shfaqin në të ardhmen, veçanërisht nëse arrijnë të dobësojnë propagandën e brendshme të qeverisë ruse.