Papa Françesku bën thirrje për solidarizim: Mos harroni ukrainasit në strehimore

02/03/2022 11:45

Papa Françesku u kërkoi këtë të mërkurë njerëzve në mbarë botën që të kujtojnë ukrainasit, të cilët ndodhen në strehimoret nëntokësore, për tu mbrojtur nga bombardimet ruse.

Daljen e tij këtë të mërkurë në Vatikan, Papa e shpalli ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë.

Ai falenderoi të gjithë polakët që hapën dyert e tyre dhe pritën mijëra ukrainas të cilët u larguan nga terrori i luftës.

Ju ishit të parët që mbështetët Ukrainën, duke hapur kufijtë, zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja për ukrainasit që ikin nga lufta. Ju po u ofroni atyre me bujari gjithçka që u nevojitet për të jetuar me dinjitet, pavarësisht dramës së momentit. Ju jam thellësisht mirënjohës dhe ju bekoj nga zemra!”, tha Papa drejtuar polakëve.

Më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga luftimet që nga fillimi i pushtimit, të cilin Rusia e quan një operacion special ushtarak. Shumica prej tyre janë drejtuar drejt Polonisë dhe Rumanisë.

Top Channel