Miliarderi zviceran del hapur: Jam gati të blej Chelsea-n e Abramovichit

02/03/2022 10:39

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, ka pohuar se atij i është ofruar mundësia për t’u bashkuar me një konsorcium me gjashtë ose shtatë investitorë të tjerë për të blerë Chelsea-n për shumën 2 miliardë stërlina.

86-vjeçari, me një pasuri që vlerësohet rreth 4.3 miliardë stërlina, ka pranuar se është i interesuar të blejë klubin nga Roman Abramovich, por vetëm si pjesë e një konsorciumi.

Miliarderi ruso-izraelit, Abramovich, ka shprehur publikisht dëshirën për të mbajtur pronësinë e Chelsea-t, por kjo mund të jetë pothuajse e pamundur nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendos sanksione ndaj 55-vjeçarit.

Ëyss ka pranuar se do të shqyrtojë detajet e çdo marrëveshjeje të mundshme për të blerë Chelsea-n, me çmimin e kërkuar që mendohet të shkojë përtej 2 miliardë stërlina.

Top Channel