21-vjeçarja arrestohet për kanabis/ Bien në pranga 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale

02/03/2022 14:35

Një 21-vjeçare me inicialet R.T., është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Në Tiranë është arrestuar një 67-vjeçar me iniciale L. L., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, një valixhe dhe një çantë dore, në banesën e shtetases B. L.

Po në kryeqytet, u arrestua 31-vjeçar M.N., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases D. Xh, ndërsa M. R., 26 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”.

Për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur u arrestuan R. C., 33 vjeç dhe L. M., 54 vjeç.

Top Channel