Wallace: Rusia po përballet me një sfidë të madhe

02/03/2022 10:23

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace është shprehur se Rusia po përballet me një “sfidë të madhe” për të hyrë në qytetet kryesore të Ukrainës.

Ai thekson se kjo po ndodh për shkak se forcat e armatosura dhe civilët po zmbrapsin forcat armike që afrohen me çdo mjet në dispozicion.

Wallace thotë se rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe bombardimi pa dallim ishte pjesë e doktrinës ushtarake ruse, duke synuar demoralizimin e popullsisë për të marrë pas gjithçka tjetër që ka mbetur.

Mirëpo, sipas tij, madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia e saj e madhe prej 44 milionësh, do të bënte pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

“Të pushtosh një vend, duke përdorur forcë dërrmuese është një gjë, të pushtosh një popull prej 44 milionë banorësh, që nuk të duan, është një tjetër gjë”.

Wallace përjashtoi mundësinë e zbatimit të një zone të ndaluar nga NATO, duke thënë se çdo përplasje që vjen nga një shkelje e zonës nga Rusia, “mund të çojë në një luftë të drejtë në të gjithë Evropën”.

 

Top Channel