Policia e Vlorës arreston një person dhe procedon penalisht katër të tjerë për vepra të ndryshme penale

02/03/2022 14:53
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht katër shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në pranga ra shtetasi me inicialet T.A., 33 vjeç, banues në fshatin Armen të Vlorës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burg për veprën penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa u proceduan penalisht, shtetasit:  M. P., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi  u konstatua duke kryer punime në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Peshkopi, D. B., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. K., 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel