Rusia heq flamurin e Ukrainës nga ambasada në Moskë

02/03/2022 10:54

Flamuri ukrainas është hequr nga ambasada e saj në Moskë këtë të mërkurë, pas trazirave të luftës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, flamuri u hoq si një shenjë që tregonte se ndërtesa ishte shtëpia e ambasadës ukrainase në Rusi, ndërsa u mbyllën edhe dyert e saj.

Qeveria ukrainase ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë më 24 shkurt, pasi Moska urdhëroi një pushtim të vendit.

Top Channel