OKB: Më shumë se 800 mijë persona janë larguar nga Ukraina

02/03/2022 13:41
Një grua qan pranë fëmijëve të saj pasi u arratis nga pushtimi rus i Ukrainës, në pikën kufitare në Siret, Rumani

Të paktën 836 mijë persona, sipas UNHCR-së, janë larguar deri më tani nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, shumë prej tyre, kanë ikur në Poloninë fqinje, e cila ka pritur më shumë se 450 mijë njerëz deri më tani.

Numri i përgjithshëm i të larguarve është rritur me shpejtësi që kur Moska filloi sulmin e saj dhe pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi.

Top Channel