Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku e ka komentuar një lidhje në kushte të veçanta atë të Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në momentin që ajo po fliste, Semi Jaupaj po qeshte duke e ironizuar komentin e opinionistes.

“Nuk e di a kishte ndjenjë mes tyre, është një lidhje në kushte të veçanta, kishte elementë shtesë se ishte një raport për t’u sqaruar jashtë. Kishte krijuar një konfuzion të madh”, tha Balina Bodinaku.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është një ndër më të komentuarat në BBV, ndërsa ai më pas u përfshi në një lidhje dashurie me Beatriks Ramosajn.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel