E diel, 25 Shtator 2022
13:11
​Drutë 100% më shtrenjtë sesa një vit më parë në Kosovë, qytetarët: Nuk kemi zgjidhje tjetër

Në qytetin e Mitrovicës çmimi i druve për metër kub nga 30 euro sa ka qenë një vit më parë, është rritur në 60 euro.

13:08
Ish-kryebashkiaku reagon pas deklaratës së Deizi Arapit: Do të bëj kallëzim për shpifje

I kontaktuar me telefon nga Top Channel, ish-kryebashkiaku i Devollit, Bledjon Nallbati tha se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares Deizi Arapi.

12:58
Meta zbardh takimin me ambasadoren Kim: I thashë se shpallja e Berishës ‘non grata’ është vepër e Ramës dhe e Bashës

Ish-presidenti Ilir Meta ka zbardhur të tjera detaje nga takimi i zhvilluar dy ditë më parë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

12:58
Zbatohet porosia e Papës! Të rinjtë në Shkodër pastrojnë bregun e liqenit dhe zonën turistike

Porosisë së Papa Françeskut për kujdesin ndaj mjedisit në kuadër të “Kohës së Krijimit” iu bashkuan edhe të rinjtë e 4 famullive të Kishës Katolike në Shkodër.

12:55
Panairi i ushqimit në Torino/ Bujqësia shqiptare prezantohet me prodhime e pjata tradicionale

Bujqësia shqiptare u prezantua në  panairin e ushqimit në Torino e gjitha në një pjatë. Gatimet tradicionale shqiptare, u sollën në sallonin e shijes nga duart e fermerëve dhe kuzhinierëve tanë. 

12:44
Komplikohet rinovimi i Milan me Leaon, City i bashkohet garës për portugezin

Milani dëshiron të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, por gjërat ende nuk duken në rrugën e duhur.

12:38
Policia ruse bllokon protestat kundër mobilizimit ushtarak

Policia ruse shpërndau protestat paqësore që u organizuan në disa qytete për të kundërshtuar shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus, Vladimir Putin.

12:32
Analizë: Giorgia Meloni, një rrezik për Italinë dhe Evropën

The Guardian ka publikuar këtë të diel në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Itali një analizë të gazetarit italian, Roberto Saviano, i cili shprehet se nëse Giorgia Meloni, zgjidhet kryeministre e Italisë, kjo do të përbënte një rrezik për vendin dhe Evropën.

12:26
Vijon zjarri masiv në pyllin e Sodës në Vlorë, zjarrfikësit në “luftë” me flakët

Zjarri i rënë këtë të diel në pyllin e Sodës në Vlorë, vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pemësh.

12:07
Veliaj në festivalin “Marubi” kushtuar Ukrainës: Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbrëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor.

11:57
I dogjën makinën, Deizi Arapi: Jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun se më pushuan padrejtësisht mamanë nga puna

Deizi Arapi, 27-vjeçarja së cilës iu dogj automjeti para shtëpisë në një intervistë për Top Channel kërkoi ndihmë nga organet duke u shprehur se ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lidhje me një konflikt të vjetër.

11:37
Plagosje me thikë në Dhërmi, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

Një 31-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta në Dhërmi.

11:17
Zjarr i qëllimshëm në Devoll, digjen 5 hektarë pemëtore

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të bashkisë Devoll.

11:15
23 operacione policore në një javë/ 123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

23 operacione policore janë zhvilluar gjatë kësaj jave në vendin tonë.

11:08
“Triangolo” transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin, te Garda do të vijë Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare

Ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës.

11:00
Pa kontratë nga fillimi i shtatorit, ish-lojtari i Milanit “përshëndetet” me Europën

Adel Taarabt, marokeni që tentoi të bënte karrierë me Milanin në sezonin 2013-2014, ka lënë Kontinentin Europian për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek skuadra e Al Nasr.

10:50
Zgjedhjet në Itali/ Mbështetëse e së djathtës ekstreme! Kush është Giorgia Meloni që synon të jetë kryeministrja e re e vendit

Ekstremistët e djathtë të “Fratelli d‘Italia” kryesojnë me 22 përqind sondazhet, nga katër përqind në vitin 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.

10:35
Vlorë/ Përfshihet nga flakët Pylli i Sodës

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën halore poshtë pishave. Punonjësit e zjarrëfikseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive. Siç duket dhe nga pamjet zjarri përhapet i ndihmuar nga  era. Shkak i zjarrit është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë […]

10:34
Forcat ruse bombardojnë Ukrainën jugore

Rusia ka bombarduar Ukrainën jugore derisa katër rajonet, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë hyrë në ditën e tretë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse.

10:20
Asambleja e OKB-së, Xhaçka: 9 muaj pas marrjes së mandatit në KS, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në politikën e jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka përmes një videomesazhi në përmbyllje të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se nëntë muaj pas marrjes së mandatit në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në politikën e jashtme.

10:01
Ndikimi i presidentit kinez Xi Jinping në vendimet e fundit të Putinit

Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë për DW se veprimet e tij të fundit presidenti rus Putini mund t’i ketë bërë i ndikuar nga presidenti kinez Xi Jinping.

09:51
“Nuk dua të vdes për ambiciet e dikujt tjetër”, rusët vazhdojnë të kundërshtojnë urdhrin për mobilizim

Më shumë se 700 persona  janë arrestuar vetëm të shtunën nga autoritetet ruse teksa  protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm”  vazhdojnë në të gjithë vendin.

09:39
Cila është karriera më e përshtatshme për një Shigjetar

Shigjetari me shpirt të lirë dhe me fat është shenja e zodiakut më eksploratore dhe e gëzuar e zodiakut.

09:20
Prezantuesit e TAR në një ‘dyluftim titanësh’! Elona Duro dhe Salsano Rrapi gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend.

09:10
Elita Rudi na prezanton me prindërit e saj

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

08:55
​Hubble fotografon një shpërthim misterioz 9000 vite dritë larg nga Toka

Teleskopi Hapësinor i NASA/ESA Hubble realizoi një fotografi të një ylli të ri të mbështjellë nga një re gazi dhe pluhuri.

08:43
Simptomat që tregojnë se keni mungesë uji në trup

Marrja adekuate e ujit është thelbësore për t’u ndjerë mirë dhe për të funksionuar mirë.

08:35
Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta”!

08:25
Në SHBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin

Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.

08:14
Pogba punësoi me të vërtetë një magjistar, mesfushori justifikohet me dëmtimet

Paul Pogba ka përfunduar në qendër të vëmendjes dhe jo për atë që do të duhej të bënte në fushë teksa ende është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në epokën e tij të dytë me Juventus.

08:13
Digjet makina në Bilisht/ Në pronësi të 27-vjeçares që u konfliktua me policinë më parë dhe u shoqërua në komisariat

Një makinë është djegur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës.

08:04
Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të mbizotërohet nga mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

E shtunë, 24 Shtator 2022
22:53
Von Cramon kërkon pezullimin e anëtarësimit të Serbisë në BE për shkak të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim Serbi-Rusi e ka quajtur një skandal të rëndë nga ana e Beogradit zyrtar në kohën e agresionit të pajustifikuar ushtarak të Vladimir Putin në Ukrainë.

22:42
Perla e Uzunit nuk mjafton, dy gafa në mbrojtje i dhurojnë fitoren Izraelit

Izraeli na mposht përsëri. Kombëtarja e Edi Rejës bëri shumë pak në transfertën e Tel Aviv-it, sfidë të cilën e humbi 2-1. Lojë aspak pozitive dhe lamtumirë vendi i parë në grupin 2 të Ligës B në Nations League, që u sigurua nga Izraeli.

22:38
Aksident në Shkodër, plagosen tre persona

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shkodër – Koplik mbrëmjen e sotme, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. 

22:27
Me shumë partnere në “Portokalli”, Salsano Rrapin do ta shoqërojë Lori Bala në “DWTS”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

22:12
Foto/ Nis festivali TIFF, shfaqen filmat premierë! Pjesëmarrës kinastë nga e gjithë bota

“Mbrëmjen e së shtunës ngriti siparin edicioni i 20-të i Tirana International Film Festival-Oscar and European Film Aëards qualifying, nje edicion jubilar që do të zgjasë deri më datë 30 shtator”.

22:00
​Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Rritja e papritur e çmimeve të energjisë çoi disa qindra kompani në falimentim në Gjermani në gusht, paralajmëroi instituti ekonomik IWH dhe bankat presin një sasi dukshëm më të lartë të kredive me probleme në vitin e ardhshëm.

21:52
Gafë e Hysajt, mbrojtja në “gjumë”! Izraeli ndëshkon kombëtaren

Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Vaisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1-0

21:40
Ndërtesa më e dyshimtë në SHBA ku përflitet se mbahen misteret e spiunazhit e sigurisë kombëtare (fotot)

Sipas shprehjes së vjetër që thotë se “sekreti është më i fshehtë kur mbahet para syve të të gjithëve”, edhe kjo ndërtesë e frikshme pa dritare në qendër të New York duket se është mënyra më e mirë për ‘të fshehur’ një qiellgërvishtës në mes të qytetit.

21:35
Protesta në Rusi kundër mobilizimit të Putin, policia ruse dhunon protestuesit! Arrestohen më shumë se një mijë persona

Një autobus plot me njerëz është arrestuar në Rusi gjatë tubimit kundër mobilizimit të Vladimir Putin.

21:25
Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP: Bashkëpunimi rajonal, kyç për të ardhmen tonë evropiane

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork.

21:11
Një tjetër ‘himn’? Adis Patushi sapo na zbuloi suprizën e rradhës nga Fifi!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht.

20:53
Problemet me ankthin/ SHBA merr masat: Mjekët duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare

Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.

20:53
Qendrat e votimit në Itali përgatiten për zgjedhjet legjislative të së dielës (fotot)

Kutitë e votimit kanë mbërritur, ndërsa fletët dhe zarfet po numërohen dhe vulosen për konfirmim, thonë zyrtarët zgjedhorë në Milano të Italisë.

20:37
Sara Hoxha dhe Luixhino Hala gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

20:33
VIDEO/ Kuqezinjtë zbresin në fushë, nuk mungojnë tifozët shqiptarë në Izrael

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendenten kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.

20:24
Motoristë nga vendi dhe rajoni dhurojnë spektakël në rrugët e Durrësit

Motoristë nga vendi dhe rajoni kanë dhuruar spektakël në rrugët e qytetit të Durrësit pasditen e sotme.

20:15
Balla takon në Tel Aviv Presidentin e Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer: Marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve duhet të intensifikohen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Tel Aviv me Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact), Robert Singer.

20:03
Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

19:53
Edukatorja e rrallë, vajza me nanizëm kujdeset për fëmijët në Prrenjas

Me hapa të vegjël, por me ëndrra të mëdha, Artiola Vreto ka arritur të kalojë vështirësitë dhe t’ja dalë në jetë. 

19:49
Të huajt nuk ikin nga Vlora! Plazhet e egra janë të mbushura me pushues perëndimorë

Tendenca e turistëve për pushime me Champera bën që, plazhi i Porto Novës në Zvërnec të jetë destinacion pushimesh për turistë të shumtë , kryesisht nga Gjermania. Temperaturat e ngrohta bën që në të zgjedhim Shqipërinë për pushimet e vjeshtës.

19:44
Milionerët vijojnë të izolohen në ishuj e bunkerë në pritje të apokalipsit – studiuesi (fotot)

Reperi e producenti i njohur amerikan J.C. Cole mendon se është i përgatitur për shembjen e civilizimit njerëzor pasi ka krijuar kompleksin e sigurisë së lartë ‘Safe Haven Farms’, sipas tij për të përballuar pandeminë apo katastrofën klimatike të radhës.

19:40
Veliaj nis fushatën/ Kryebashkiaku: PS, krenare, nuk ka asnjë qindarkë ruse

Socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2023 më herët se opozitarët. Erion Veliaj që kërkon një mandat të tretë të krye të Bashkisë së Tiranës u kujdes të bëjë diferencën me kundërshtarin politik.

19:39
Formacionet zyrtare/ Reja ndryshon para “finales”, por Bajrami mbetet në stol

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendenten kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.

19:22
VOA: Në Shqipëri, inflacioni i lartë! Qytetarët në vështirësi ekonomike

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë, që kanë të ardhura të ulëta. Inflacioni ka arritur 8%, niveli më i lartë që prej më shumë se 20 vitesh.

19:06
Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari në Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur […]

18:59
Sherre dhe racizëm/ UEFA dënon dhe gjobit Juventusin. E pësojnë dhe klubet gjermane e franceze

Korce raciste dhe sherre e përplasje mes tifozërive, kanë ndodhur në kompeticionet europiane. UEFA ka marrë vendime në lidhjet me ngjarjet e pakëndshme në Champions League, Europa League dhe Conference League.

18:50
Fshati fatkeq spanjoll që do të shkatërrohet për të tretën herë (fotot)

Kisha e gurtë e Santo Domingo de Guzmán kishte qëndruar për rreth 1,000 vjet para se të dorëzohej ndaj vrimave të plumbave që kishin mbushur muret e saj.

18:38
Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri

Mijëra rusë po përpiqen të largohen nga vendi për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar për t’u mobilizuar në ushtri. Presidenti Vladimir Putin e bëri njoftimin gjatë një fjalimi televiziv të mërkurën, ndërsa forcat e armatosura ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë javëve të fundit në luftën në Ukrainë.

18:21
Ballkani i Hapur/ Rama në OKB: Nuk është nevoja të biesh dakord për gjithçka të së shkuarës, Kosova e Serbia të punojnë për marrëveshje

Kryeministri i vendit Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Asamblenë e OKB-së, nismën e Ballkanit të Hapur.

18:13
Raporti i Dick Marty/ Rama në OKB: Ish-Presidenti Thaçi i dënuar padrejtësisht! Pranoni kërkesën tonë për një raport të ri

Gjatë fjalës së rij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama gjithashtu përmendi edhe raportin e Dick Marty-t, për të cilin tha se është totalisht I pa vend dhe se provat e faktet deri më sot nuk kanë treguar vërtetësinë e tij për akuzat për trafikim organesh nga UÇK.

18:05
“OKB të luftojë krimet kibernetike” /Rama: Sulmi ndaj Shqipërisë u drejtua nga Irani

Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka dënuar luftën në Ukrainë nga agresioni rus dhe ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.

17:40
Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit të botës në mundje, Zelimkhan Abakarov: Faleminderit që e ngrite lart flamurin shqiptar, krenar për suksesin tënd!

Zelimkhan Abakarov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në mundje, duke u shpallur para pak ditësh Kampion i Botës në këtë disiplinë. Nga sot, Abakarov i natyralizuar shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

17:32
Katastrofa më e madhe por e padëgjuar e shkaktuar nga njeriu la mbi 3,500 viktima

3 dhjetori 1984 është një datë e skalitur përgjithmonë në mendjen e banorëve të rajonit indian Bhopal, vendit ku ndodhi ajo që përshkruhet si katastrofa më e madhe e shkaktuar nga dora e njeriut, që shkatërroi qytetin e Indisë qendrore.

17:28
VIDEO/ E pyesin për marrëdhënien me Mbappen, reagimi i i Neymar i thotë të gjitha

Duket se marrëdhënia e Neymar me Kylian Mbappe nuk është në rrugën e duhur, ndonëse nga Paris Saint-Germain diçka e tillë mohohet.

17:22
Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

17:09
​Para datëlindjes së saj të 100-të, shenja e Hollywoodit në kodrën mbi Los Anxhelos do të rinovohet

Shenja e famshme e Hollywoodit, e vendosur lart mbi Los Anxhelos, do të bëhet një ndryshim i fytyrës përpara datëlindjes së saj të 100-të, kur letrat gjigante të marrin një shtresë të re ngjyre.

16:58
Prezantuesi amerikan vdes në tentativën e masakrës me 4 të plagosur nga i ftuari në shtëpi (fotot)

Një prezantues radiofonik në Detroit ka humbur jetën në një tentativë vrasje-vetëvrasjeje nga një i ftuar në shtëpinë e tij, ku gjithashtu mbetën të plagosur katër persona.

16:57
Putin detyron ushtarët të luftojnë, trupat që refuzojnë do të përballen me 10 vjet burg

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë, dezertojnë, nuk i binden urdhrave ose të dorëzohen në Ukrainë, tani mund të përballen me 10 vjet burg.

16:51
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë

Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i kishin kërkuar kryetares së dhomës së ulët të legjislativit që të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar mbi dyshimet për financimin e partive politike nga Rusia.

16:37
Ukraina rrëzon nëntë objektiva ajrore ruse

Forcat ajrore ukrainase kanë deklaruar ditën e sotme se kanë shkatërruar nëntë objektiva ajrore ruse gjatë 24 orëve të fundit.

16:29
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 qytetarë të infektuar dhe 97 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se pas 553 testimeve kanë rezultuar të infektuar 45 qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

16:21
Vazhdojnë protestat në Iran, presidenti Raisi: Kjo situatë të marrë fund

Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri.

16:19
Mashtruesi brazilian ‘online’ përdorte historinë melankolike të ‘jetimit’ për të zhvatur 7 gra (fotot)

36 vjeçari Renan Augusto Gomes, pretendonte se ishte një inxhinier civil, për të joshur femra të ndryshme në profilin e tij ‘atraktiv’ të njohjeve të reja, teksa është arrestuar si i akuzuar se ka zhvatur prej tyre më shumë se $50,000 në Brazil.

16:10
Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali

Të dielën, më 25 shtator në Itali votohet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, që mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.

16:06
Iran, 35 të vdekur nga protestat, presidenti Raisi: Tubimet të shtypen me vendosmëri

Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri.

16:00
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes shkarkohet nga detyra

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në “një post tjetër”, tha ministria e Mbrojtjes në Moskë më 24 shtator.

15:58
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse: Nuk do të ketë Bjellorusi të lirë pa Ukrainën e lirë

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se Rusia nuk e sheh as Bjellorusinë e as Ukrainën si shtete të pavarura dhe sovrane. Sipas saj, të dyja vendet duhet të luftojnë së bashku për të mbrojtur ekzistencën e tyre.

15:48
Avioni i mallrave përfundon me hundë në ujë pas uljes defektoze në aeroportin e Montpellier (foto-video)

Në disa pamje të pazakonta të publikuara sot një avion mallrash që fluturonte nga Parisi drejt jugut të Francës nuk arriti të ndalonte në pistën e aeroportit dhe përfundoi me hundën e ngulur në ujin e liqenit aty pranë.

15:25
Formacioni kundër Izraelit/ Mbrojtja është plotësuar. Në sulm Cikalleshi dhe Broja

Mbrëmjen e sotme përfaqësuesja kquezi do të zbresë në fushë për një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivin që është kryesimi i grupit në ligën e Kombeve.

15:20
Polici britanik që refuzoi nusen e tij në ditën e dasmës thyen heshtjen – nuk kërkon ndjesë (fotot)

Një dhëndër që zgjodhi të jepte refuzimin e tij ndaj gruas ditën e dasmës, ka refuzuar të kërkojë ndjesë, raportohej me trishtim nga Britania.

15:09
Rihapet gjykimi për ish-policin! I dënuar me 23 vite burgim për dy vrasje, u ekstradua nga SHBA

Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i SHBA-së për të ekstraduar në Shqipëri një të shumë kërkuar për vrasje të dyfishtë, dënuar me vendim të formës së prerë me 23 vite burgim, gjykata e kryeqytetit ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

15:05
Dy qëndrimet e Berishës/ Kur ishte kryeministër kërkonte ndërtimin e HEC Skavica

Interesi për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës ka nisur që në vitet ‘60-‘70 .

14:56
Pranë urës së Patrës! Zjarri jashtë kontrollit në Nafpakto të Greqisë, rrezikohen banesat, 4 avionë dërgohen në zonë

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një zonë pyjore në vendin e quajtur Nafpakto të Greqisë, shumë pranë urës së Patrës.

14:49
Arrestimi i mjekut për ryshfet! Reagon sindikata e mjekëve për mënyrën e ashpër të arrestimit

Pas arrestimit të mjekut me iniciale F.M., një ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë me akuzën se merrte ryshfet, ka reaguar sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor, e cila dënon ashpër mënyrën se si u arrestua mjeku, por gjithashtu nuk mbron korrupsionin në radhët e bluzave të bardha.

14:41
Në tetor, ndryshimi i madh për Kosovën: Çekia “ndez motorrët” për liberalizimin e vizave!

Presidenca çeke e BE-së është vënë seriozisht në lëvizje për ta çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

14:40
BE jep alarmin: Putin s`po luan bllofin për armët bërthamore!

BE-ja për të parën herë ka shprehur hapur shqetësimin mbi kërcënimet e Vladimir Putinit se mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

14:38
Ukraina “dëbon” Iranin, Zelensky: Ushtria ruse po përdor kundër nesh dronë iranianë!

Ukraina do të reduktojë ndjeshëm praninë diplomatike të Iranit në vend.

14:36
Italia, sot heshtje zgjedhore/ Thirrja e fundit: Mos votoni ekstremin e djathtë!

Italia hyri sot në heshtje zgjedhore ndërsa të djelën vendi shkon në zgjedhje pas shembjes së koalicionit qeverisës në muajin korrik.

14:28
Shtrenjtohet nafta, çmimet e reja të hidrokarbureve

Nga pasditja e sotme, nafta do të tregtohet në pikat e karburantit me 223 lekë/ litri.

14:24
Tentoi të vriste një person në Gjermani për hakmarrje, arrestohet në Korçë 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar sot në Korçë.

14:12
Gigi Hadid në romancë me DiCaprion? Reagon Zayn Malik

Ish-partneri i modeles Gigi Hadid, këngëtari Zayn Malik ka reaguar për romancën e re të nënës së vajzës së tij me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio.

14:12
Financimet ruse në PD, Veliaj: Ata janë kap ç’a të kapësh. Partia e Lirisë si parti e ekstremit të djathtë

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e rinj të PS në qarkun e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, iu rikthye komentit për financimet ruse në Partinë Demokratike. Ai tha se PD është si një parti “kap ç’a të kapësh”.

14:03
Përgatitjet për zgjedhjet/ Veliaj me kryetarët e rinj të PS në Tiranë: Krenar për punët që kemi bërë. Si Kalaja e Rozafës, PS ndërton ditën, opozita shkatërron natën

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi, zhvilluan një takim organizues me drejtuesit e rinj të PS-së në kryeqytet, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale.

13:52
Pushimet ekzotike të Rinës në Tanzani, pas ndarjes nga Sin Boy

Këngëtarja Rina Balaj po shijon disa ditë relaksi dhe si destinacion ka zgjedhur Tanzaninë.

13:29
Protesta e rrezikshme e djaloshit, vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut!

Në Londër është duke u zhvilluar Laver Cup, turneu që vendos në sfidë tenistët europianë kundër kolegëve të tyre nga pjesa tjetër e botës.

13:04
​Kosova në luftë me kohën për dokumentimin e krimeve serbe

Kosova po synon themelimin e një instituti përmes së cilit do të dokumentohen krimet e kryera gjatë luftës në vend.

12:57
Ambasadorja amerikane në zyrën e Metës, ja si e komenton Sali Berisha

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, ish kryeministri Berisha komentoi edhe takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në zyrën e Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

12:46
Nju Jorku s`ka më vend për emigrantët: Do i mbajmë në tenda!

Fushata e guvernatorëve republikanë për të ndryshuar politikat federale të emigracionit po sjell disa pasoja të paparashikuara në Nju Jork, ku kryetari i bashkisë u detyrua të pranonte se nuk kanë më vend për emigrantët e derguar me autobusë në qytet, ndaj po mendojnë tani të ngrenë disa tenda të mëdha me përmasa hangarësh për t`i strehuar.