Luleshtrydhet “Made in Albania”, falë cilësisë natyrale, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara jo vetëm për konsumatorët vendas por edhe në tregjet e rajonit dhe BE-së.

Në Frakull, Lavdimir Hamataj me dy vëllezërit e tij prej njëmbëdhjetë vitesh kultivojnë luleshtrydhe në 2.5 hektarë sera.

Edhe këtë vit thonë se kanë prodhim të mbarë. Të gjithë sasinë e luleshtrydhes deri tani e kanë nxjerrë në tregun vendas dhe një pjesë e kanë çuar në pikat e grumbullimit të zonës për eksporte.

Krahasuar me një vit më parë numri sipërfaqes së mbjellë me luleshtrydhe është rritur me 20 hektarë dhe pjesa me e madhe e prodhimit shkon për eksport dhe tashme jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në ato të BE-së si Itali, Rumani dhe Poloni.

Fermerët në Frakull, ku kultivohet ekskluzivisht luleshtrydhja, shprehen se viti 2022 ishte një vit i mirë, për prodhimin dhe eksportin e luleshtrydhes.

Top Channel