Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një qendre sportive dhe argëtuese, në zonën e Playa Flamenca. Autori qëlloi për vdekje me armë shqiptarin në tarracën e një lokali në ambientet e qendrës sportive dhe më pas u largua me një skuter. Ngjarja ndodhi të martën, në orët e pasdites, në kompleksin “Playa Flamenca Sport Club”, brenda të cilit ka, mes të tjerash, fusha tenisi, mini-golf, bare, restorante dhe një kënd lojërash për fëmijë.