“Fubolli, në moment të keq”, Tare: Paratë po prishin balancat, e vështirë ta kontrollosh!

21/02/2023 16:54

I pranishëm në konferencën për shtyp për të prezantuar Luca Pellegrini, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për projektin e klubit.

Shqiptari theksoi se futbolli në botë është në një moment të keq, pasi nga njëra anë duhet ruajtur niveli i skuadrës, nga ana tjetër duhet të ketë balancë edhe në shpenzimet e klubit.

“Ne po jetojmë një moment të keq në futboll në nivel botëror dhe evropian, si rezultat ne do të përpiqemi të bëjmë mirë. Njëra anë për të ruajtur nivelin e lartë të skuadrës, nga ana tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj shpenzimeve. Sidomos për të sjellë lojtarë të rinj, me perspektivë të madhe, duhet koha e duhur që të rriten djemtë”-tha Tare.

Top Channel