FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë
Cristian Shpendi po konfirmohet si një nga sulmuesit më në formë të kampionatit, duke vijuar me paraqitjet mbresëlënëse në radhët e Cesenës.
Bomberi shqiptar ka lënë sërish gjurmën e tij në këtë sezon, duke shënuar edhe në përballjen ndaj Sudtirolit.
Në sfidën e luajtur në transfertë, Shpendi realizoi në minutën e 65-të, pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i djathtë. Sulmuesi u pozicionua mirë pranë portës dhe devijoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën e përkohshme në rezultat.
Me këtë realizim, 26-vjeçari regjistron golin e tij të tetë në vetëm 10 ndeshje të zhvilluara në kampionat, një statistikë që dëshmon vazhdimësinë e tij para portës kundërshtare.
Ritmi i Shpendit këtë sezon është edhe më mbresëlënës në raport me dy sezonet e mëparshme, kur ai arriti të shënonte përkatësisht 11 dhe 12 gola në Serinë B.
Top Channel