Maja dhe Natasha; Keto janë dy motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e parë e trupës së Baletit Kirov, e rënduar psikologjikisht nga lindja në kohë lufte dhe humbja përgjithmonë e mundësisë për të shkëlqyer si balerinë, i dha fund jetës fill pas lindjes së foshnjave. Vajzat, që u rritën nga shoqja e ngushtë e “prima balerinës” së Kirovit, trashëguan talentin e së ëmës. Ky roman emocionues, është një histori për Bashkimin Sovjetik, për fokusin dhe vlerat kulturore gjatë Luftës së Ftohtë, kur sovjetikët dhe amerikanët garonin mes njëri-tjetrit për epërsi jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe duke i treguar botës se çfarë mund të krijonin sistemet dhe vlerat e tyre përkatëse. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA