Kjo vepër letrare është pritur si një vepër me ngarkesë të lartë emocionale që trajton lirinë e mendimit, fuqinë e fjalës dhe besimin fetar. Ngjarjet bazohen në ngjarje reale të viteve '70, kohë kur Shqipëria u shpall me ligj shtet ateist dhe besimi fetar u ndalua egërsisht. -Virtyti dhe Rosalinda: Ndalemi te një prej prurjeve më magjepsëse të letërsisë bashkëkohore franceze, romanit "Virtyti dhe Rozalinda" nga shkrimtarja Anne Serre, i sjellë mjeshtërisht në shqip nga Botimet Papirus. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA