Libri sjell një rrëfim poetik i cili ndjek fatet e tre personazheve. Ndodhitë shtrihen përgjatë tri ditëve, në tri qytete dhe tri shtete të ndryshme. E shitëm kalin- Fadil Zotaj; është një roman, ngjarjet e të cilit vendosen diku në vitin 1951, i cili njihet historikisht si "viti i zisë së bukës" në Shqipëri. Libri i sjell këto ngjarje të vështira dhe jetën e asaj kohe përmes syve, ndjenjave dhe botës së pafajshme të një fëmije. Përmes syve të tij, ne përjetojmë dhimbjen e një familjeje që detyrohet të shesë gjënë më të shtrenjtë për të mbijetuar: kalin e tyre. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA