Miell për bukën e nesërme" është një vëllim me tregime dhe novela i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Kim Mehmeti. Përmbledhja trajton jetën e njerëzve të thjeshtë, duke u fokusuar te vështirësitë, sakrificat dhe shpresat e tyre të përditshme. - Si mund të zbardhet e vërteta e një prej figurave më të debatuara të historisë sonë, pa rënë në grackën e propagandës apo të nostalgjisë? Përgjigjen e jep botimi më i ri i studiuesit Naim Zoto, "Xhelal Staravecka në gjyqin e historisë". Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.