Stefan Zweig është një novelë tronditëse që rrëfen historinë e një dashurie të heshtur dhe vetëmohuese që zgjat një jetë. Ajo përshkruan përkushtimin ekstrem të një gruaje ndaj një shkrimtari që nuk e mban mend, duke kulmuar me një letër rrëfyese në prag të vdekjes së saj. -‘Racë e keqe’ i shkrimtarit italian Ugo Barbara është një roman me tematikë sociale që trajton paragjykimin, diskriminimin dhe pasojat e urrejtjes në shoqëri. Përmes një rrëfimi realist dhe emocional, autori paraqet personazhe që përballen me gjykime të padrejta dhe me mentalitete të ngushta, të cilat ndikojnë thellë në jetën e tyre. Ngjarjet, autori i merr mes konflikteve njerëzore dhe tensioneve që lindin prej ndasive shoqërore, duke treguar se si etiketimet dhe stereotipet mund të shkatërrojnë marrëdhënie dhe të krijojnë padrejtësi.