Një qytet ku historia nuk ecën në vijë të drejtë, por thyhet mes legjendave urbane dhe një melankolie hipnotizuese. Ky është Lvivi i shkrimtarit të njohur ukrainas, Andrey Kurkov, i cili në romanin e tij "Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv", fton lexuesin në një udhëtim sa surreal, aq edhe human. -Një histori dashurie e ndërtuar mbi heshtjen, muzikën dhe një pritje që zgjat me dekada. Romani "Për Polinën" i autorit gjerman Takis Würger, i ardhur tashmë edhe në gjuhën shqipe, ka rrëmbyer vëmendjen e lexuesve duke sjellë një rrëfim të ndjerë mbi ndjenjat e pathëna. Në qendër të këtij libri është Hanes Prager, i cili që në moshën 14-vjeçare lidh fatin e tij me Polinën. Por, si mund t'ia shprehësh dashurinë dikujt kur fjalët nuk mjaftojnë? Për Hanesin, përgjigjja fshihet tek muzika dhe arti.