“Poema e mungesës” është libri i Poetes Laureate, Rita Petro – Vitrina e librit
19/04/2026 20:30

Natën, njeriu e ndjen vetminë shumë më tepër se ditën. Ndjeshmëritë nisin bëhen më të qarta. Në fakt, janë 5 vite që e kam mbajtur këtë poemë, thotë autorja, sepse doja t’i ikja emocioneve të mëdha, të kaloja te diçka që vetmia është pjesë e natyrë së njeriut, shprehet ajo. Poetja rrëfen edhe histori reale që kanë frymëzuar krijimtarinë e saj, si ajo e Latifit, i cili “gjeti dashurinë e vërtetë te një grua e martuar”. - Me dashuri mami- Iliana Xander; Një nënë vdes dhe vajza e saj fillon të marrë letra misterioze të shkruara nga ajo, të cilat tregojnë se nëna e saj po bën gjëra të çmendura. Kështu nis romani me titullin “Me dashuri, mami” i një autoreje kontraversale si Iliana Xander. Fabula që merr gjatë faqeve të romanit është vlerësuar si mjaft tërheqëse nga kritika ndërsa stili i shkrimtares është thellësisht një stil i thjeshtë. Si vijon më tej ndodhia?