Është një libër që vjen si rezultat i një hulumtimi 12-vjeçar mbi themeluesin e studios së parë fotografike në Shqipëri. Autori i saj Luciano Bedeni shpjegon se vepra trajton të gjitha shkrimet ekzistuese mbi figurën e Pietro Marubbit, duke evidentuar se këto burime nuk përfaqësojnë studime të mirëfillta akademike, por më tepër mbështeten në rrëfime gojore ose interpretime të pakonfirmuara.