Një roman befasues pas atij thellësisht politik si Enveriada, vjen Alfred Peza, pas një kohe të mjaftueshme për të shkruar një roman që shkon tej lartësive të një bote që nuk ofron vetëm kurizoitet për tokat që mbajnë gurin e cmuar sic është diamanti por dhe ambicjet e një njeriu që lavdinë padashje e gjen në vendin e tij. Një roman që mbart një stil të bukur rrëfimi por dhe ka në fillimi në fund një ritëm të fortë artistic. - Romani "Drejtësi në xhungël", me autor Hilë Lushaku, ish ushtarak dhe drejtues në polici e merr subjektin nga brenda kalbëzimit e korrupsionit të strukturave administrative dhe institucioneve ligjzbatuese, megjithëse mes tyre ka edhe punonjës me integritet që u përkushtohen problemeve sociale në komunitet. Libri është një dramë shpirtërore, ku në qendër është mbrojtja e qenies së dobët sic është fëmija dhe gruaja, një përparësi kjo dhe detyrë njëkohësisht e institucioneve ligjore. Roli i policisë së shtetit është i pazëvendësueshëm dhe në roman është mbajtur si një shqetësim i përhershëm.