Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së paqes në Ukrainë, pas takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Erdogan theksoi gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në përpjekjet diplomatike, duke bërë të ditur se Ankaraja synon të avancojë drejt një marrëveshjeje edhe përmes konsultimeve me Moskën.