Nën shenjën e Grimaldos e Giuliano Simeones, Atletico Madrid mposht Levanten në La Liga
Akuzat e bashkëshortes së Wesley-t kanë bërë bujë në Brazil, ndërsa Lara Jucá, e përfolur si e dashura e futbollistit, ka reaguar ashpër duke mohuar çdo lidhje me të.
Problemet për Wesley-n nuk janë vetëm në fushën e futbollit. Mbrojtësi brazilian i Romës është përfshirë në një stuhi mediatike për shkak të akuzave për tradhti bashkëshortore, të bëra publike nga vetë bashkëshortja e tij në rrjetet sociale.
Lajmi ka marrë përmasa të mëdha në Brazil, ku mediat kanë pasqyruar gjerësisht pretendimet e gruas së futbollistit. Ndërkohë, në orët e fundit ka ardhur edhe reagimi i Lara Jucá-s, influencueses dhe modeles që u përfol në media si personi me të cilin Wesley dyshohet se kishte tradhtuar bashkëshorten.
Përmes një përgjigjeje në Instagram ndaj një ndjekësi, modelja i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke përdorur edhe tone mjaft të ashpra. “Faleminderit shumë. Ditën që do të zbres në atë nivel, mund të më varrosni. Dhe tani, mjaft më shqetësuat”, ishte reagimi i saj. Kështu, Lara Jucá ka hedhur poshtë aludimet për një lidhje me futbollistin e Romës, ndërsa polemikat rreth jetës private të Wesley-t vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave braziliane.
Top Channel