Europa League/ Marseille surprizon Leverkusenin në Gjermani, Benfica merr kreun me pikë të plota, fitore dramatike për Celtic ndaj Besiktas
Vinicius Junior raportohet se ka kaluar një javë jo fort të këndshme jashtë fushës së futbollit, pasi një përpjekje e tij për t’u afruar me aktoren e njohur amerikane Sadie Sink nuk ka përfunduar siç mund ta kishte shpresuar ylli i Real Madridit.
Sipas raportimeve të mediave, të publikuara fillimisht nga faqja franceze “Foot Mercato”, sulmuesi brazilian ka kontaktuar aktoren përmes rrjetit social Instagram, duke e ftuar të ndiqte një ndeshje në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nga zona VIP.
Megjithatë, Sadie Sink, e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm “Stranger Things”, thuhet se e ka refuzuar ftesën.
Lajmi është shpërndarë edhe në rrjetet sociale dhe në mediat angleze, por deri më tani bëhet fjalë për raportime që nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga palët.
Ndërkohë, Vinicius Junior po pret përfundimin e pezullimit prej katër ndeshjesh dhe rikthimin në fushat e La Ligës. Në mungesë të tij, vëmendjen po e tërheq Yan Diomande, i cili ka regjistruar katër gola dhe katër asistime në shtatë ndeshje, duke u kthyer në një nga emrat që po spikasin.
Top Channel